Gruaja e kap burrin teksa ai po tentonte të bënte seks me shoqen e ngushtë të saj (VIDEO)

Ky është momenti i çuditshëm kur një ‘bashkëshort tradhtar’ kapet mat nga e shoqja, kur ai u shfaq tek shtëpia e mikeshës së ngushtë të saj për të bërë seks.

Mesa duket burri ishte futur në kurth nga të dyja gratë, që kishin biseduar me të për të lënë takimin.

Ndërsa burri i afrohet derës, gruaja e hap dhe menjëherë bërtet: Të kapa.

Duke refuzuar që të pranojë se e kanë kapur, burri insiston se e dinte se çfarë po bënin ato.

Ai thotë se i vjen për të qeshur nga kjo.

Gruaja më pas e akuzon se ai ka shkuar me disa gra të tjera, edhe pse ai e mohon.

Video mendohet se është bërë në Idaho, SHBA.

Sherri vjen duke u acaruar dhe gruaja i thotë atij se ai nuk do i shohë më kurrë fëmijët e tij, ndërsa ai largohet me motoçikletë.

gruaja-sex-615x330