Gruaja e Enkelejdit të ‘Big Brother’: Ia toleroj edhe seksin me të tjera

Shumë fanse të formatit “Big Brother 7” do të dëshironin që Enkelejd Mezini të kishte qenë “single”, se ndoshta do të mund të luante më shumë me vajzat e shtëpisë. Lojtari më figurant i “Big Brother 7” ka statusin “i martuar”, ndaj në këtë show ka zgjedhur të tjera strategji për të dominuar. Gjithsesi, bashkëshortja e tij amerikane, Suzanne Cuomo, pohon se në lojë tolerohen dhe intimitetet me vajza të tjera, vetëm nëse ato bëhen për show. Sipas saj, televizioni është një teatër në vetvete dhe, asgjë që do të shihte aty, nuk do ia trazonte seriozisht ujërat e jetës. Pas një lidhjeje 7-vjeçare me Enkelejdin, ajo tregon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për martesën në distancë me një djalë shqiptar dhe planet për të sjellë në jetë një fëmijë.
Bashkëshorti juaj ka hyrë në një show televiziv në Tiranë. Sa përputhen tashmë realitetet tuaja, ndërkohë që ti jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Unë realisht nuk kuptoj shumë se çfarë thuhet e bisedohet në atë shtëpi, pasi nuk flas shqip. Por ajo çfarë mund të shoh nga ekrani, më bën të ndihem krenare për Enkelejdin. Mendoj se është një xhentëllmen i vërtetë në sjellje me të gjithë banorët e tjerë dhe personaliteti i tij shkëlqen.
Të mungon këto javë? A ka kuptim kjo martesë në distancë për ty?
Unë s‘mund ta përshkruaj dot me fjalë se sa shumë më mungon. Zgjohem çdo mëngjes duke qarë, sepse gjëja e parë që bëja sa hapja sytë, ishte të telefonoja Enkelejdin. Tashmë unë s’mund ta bëj dot këtë telefonatë, ndërkohë që ai është izoluar në atë show. E dashuroj vërtet shumë. Kemi plot shtatë vite të lidhur bashkë dhe them se tashmë s’mund të jetojmë dot pa njëri-tjetrin. Kemi kaluar kohë pranë njëri-tjetrit në Itali, ku dhe u njohëm, si dhe po ashtu në Greqi, ku ai jeton që fëmijë bashkë me dy prindërit dhe vëllain e tij.
Edhe pse larg, e konsideroni njëri-tjetrin një familje? Keni planifikuar të sillni në jetë fëmijën tuaj të parë?
Po, por si fillim duam të përmirësojmë më shumë financat tona, para se të kemi një fëmijë. Unë jam duke ndjekur studimet Master në mësimdhënien e gjuhës italiane për amerikanët. Por gjithmonë bisedojmë për kohën e duhur, kur duhet të sjellim në jetë fëmijën tonë të parë. Madje, fantazojmë shumë rreth kësaj teme, duke diskutuar dhe për emrat tanë të preferuar për fëmijë.
Tashmë që ai është bërë prot agonist në një show televiziv, ka dhe nga ata që s’e duan. Ti si do e përshkruaje karakterin e tij?
Enkeljedi është një person për të cilin ruajnë konsiderata të veçanta të gjithë ata që kanë pasur rastin ta njohin. Ai është i kujdesshëm për mirëqenien e personave që ka pranë. Një nga gjërat që më ka bërë të dashurohem pas tij, është se ai çmon familjen dhe ia di vlerën asaj. Është tip i shoqërueshëm dhe ka shumë sens humori. Çdonjëri dashurohet me të që në takimin e parë. Është me të vërtetë unik dhe i bukur jo vetëm në pamje, por edhe në shpirt.
Duket që flet nga pozitat e një femre të dashuruar me burrin e saj. A bëhesh xheloze për vajzat me të cilat ai po bashkëjeton tashmë?
Të them të drejtën, nuk bëhem aspak xheloze për femrat brenda shtëpisë, por bëhem për të gjitha shtëpiaket që e ndjekin nga ekrani çdo ditë (qesh). Kjo ishte për batutë, por sidoqoftë dua të them se ne ramë dakord para se ai ta merrte këtë vendim dhe i qëndroj kësaj marrëveshjeje. Ne kemi një lidhje të hapur. Unë e di që “Big Brother” është thjesht një show dhe di po ashtu cilën femër ka ai në zemër, jam unë.
“Lidhje e hapur”? Kjo do të thotë që ju i toleroni marrëdhëniet seksuale me të tjerë persona?
Hmmm, pyetje e bukur! Po, por vetëm nëse ndodh gjatë show-t. Dhe kjo për faktin se unë dua që ai ta shijojë plotësisht këtë eksperiencë. Edhe për faktin se unë e di se si funksionojnë spektakle të tilla televizive. Ndonjëherë realitetet televizive nuk dëshmojnë histori reale.
Për shembull, nëse Enkelejdi shkëmben puthje me një nga vajzat, s’do shkaktonte asnjë krisje ky veprim në martesën tuaj?
Sigurisht që mu nd të mërzitesha shumë nëse do ta shihja me sytë e mi një skenë të tillë. Por nuk kam çfarë të bëj, përderisa rashë dakord vetë për të hyrë ai në atë show!
Nuk e dimë sa jeni në dijeni, por banorët kanë komentuar puthjet e tij çdo mëngjes me Valerin, konkurrentin tjetër…
Valeri është djalë dhe, nëse është djalë, është ok për mua.
Nuk dyshon në afrimitetin mes dy meshkujve?
Jo, aspak. Pasi e di që Enkelejdi është shumë i sigurt në seksualitetin e tij.
Dhe për të gjitha vajzat që janë kureshtare, ç’mund të zbulosh nga jeta juaj në shtrat?
Po përgjigjem në këtë mënyrë. Nuk kërkoj tjetër njeri në jetë. Burri im kujdeset për mua në të gjitha mënyrat. Është perfekt.
Ndodh që ai në jetën tuaj të sillet si një djalë i keq? Për shembull, të flirtojë me vajza të tjera në praninë tënde?
Jo, përkundrazi, të jep shumë besim si partner. Madje, kur dalim për të pirë një gotë bashkë, të gjitha vajzat janë të fiksuara pas tij. Dhe në këto situata ne vetëm qeshim të dy.
Ke planifikuar ndonjë surprizë për të tashmë që është i izoluar? Do të udhëtoje nga Amerika për ta takuar?
Producentët e “Big Brother” s’më kanë ftuar ende. Por nëse do ma propozojnë një gjë të tillë, do të vija në moment pa asnjë hezitim.
Pas “Big Brother”, në cilin vend do të vazhdojë jeta juaj si të martuar?
Ende nuk e kemi fiksuar vendbanimin tonë të saktë. Dhe deri në momentin që të vendosim, jeta jonë do të jetë mes Greqisë, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Beson se ai do fitojë?
Besoj plotësisht në fitoren e tij. Ai ka një zemër të mrekullueshme dhe kjo gjë e bën të shkëmbejë energji me fansat e tij. Unë dashuroj po ashtu “show”-n që ai bën me gatimin./panorama plus/