Gruaja e denoncon për dhunë, por ajo që zbulon policia, e fundos vlonjatin

loading...

loading...

Një person i denoncuar nga bashkëshortja për dhunë është shpallur në kërkim, pasi kontrolli në banesën e tij e “groposi fare”.

Pas kallëzimit të bërë në Policinë e Vlorës gjatë së martës prej shtetases E.Nushaj, ku denoncoi bashkëshorti i saj e ka dhunuar psikologjikisht si edhe fizikisht për motive të dobëta, efektivët e policisë kanë shkuar pranë banesës së tyre me qëllim ndalimin e Bujar Nushaj.

Gjatë kontrollit që uniformat blu kanë ushtruar në dy banesat e tij, përkatësisht në banesën e ndodhur në fshatin Babicë kanë konstatuar brenda murit rrethues të banesës një sasi lënde narkotike kanabis sativa, me një peshë totale prej 12 kg e 500 gramë

Po ashtu në banesën tjetër, në fshatin Penkovë, policia ka konstatuar si edhe sekuestruar një tjetër sasi lëndë narkotike prej 13 kg e 500 gramë.

Në përfundim të hetimeve policia ka bërë shpalljen në kërkim të Bujar Nushaj, 53 vjeç, banues në Babicë,Vlorë, pasi ai ishte larguar në momentin e mbërrritjes së Policisë.

Ai akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Prodhim shitja e narkotikëve”, ndërkohë që në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës.

loading...