Gruaja e Agon Amigës rrëfen tradhtinë: Mesazhet me Afërdita Dreshajn i panë të gjithë, s’e fshehin dot të vërtetën


Egzona Syla është bashkëshortja e Agon Amigës, reperit të “Babastars”, i cili u përfshi në një skandal tradhtie me këngëtaren dhe modelen, Afërdita Dreshaj. Pas klipit të tyre “Topless” në fakt fshihej një tradhëti, që u zbulua nga vetë bashkëshortja e Agon Amigës, Egzona, e cila në profesionin e saj është make-up artist.
Pavarësisht se tradhtia u
bë publike, duke botuar në media shkëmbimet e bisedave të Afërditës dhe
Agonit, ishte Agoni i pari që e mohoi këtë fakt, dhe më pas Afërdita, e
cila thotë se po vazhdon ende lidhjen me milionerin çek, Jakub Kindl.

Pasi shtypi në Kosovë, ka botuar mesazhet mes Agonit dhe Afërditës që
ishin prova e tradhëtisë, dhe më pas mesazhet kërcënuese, që Egzoza ka
marrë nga Agoni dhe Afërdita, jemi kureshtarë të dimë se si vazhdon
historia. Por edhe pse këto shkëmbime mesazhesh janë servirur si të
vërteta, Agoni dhe Afërdita i kanë mohuar.
Ndaj kemi pyetur Egzonën në lidhje me këtë histori, që e bëri të merrte vendimin e ndarjes:

“Mesazhet janë të vërteta. Mendoj se aty çdo gjë u pa, për më tepër
mesazhet janë vërtetuar nga të gjithë në mënyra të ndryshme, tregoi
ajo.” Pyetjes se si po e kalon këtë situatë, ajo i është përgjigjur me
mirësjelje se nuk dëshiron të japë shumë sqarime, duke kërkuar të mos
shqetësohet më tepër, pas asaj që ka ndodhur. Skandali në fjalë
shpërtheu direkt pas publikimit të klipit “Topless”, ku Afërdita dhe
Agoni interpretuan të zhveshur, duke zgjedhur këtë mënyrë për të qenë sa
më komercialë në duetin e tyre të parë. Por ky afrimitet në xhirime,
nuk ishte thjesht për punë sipas asaj që u zbulua më pas. E gjithë kjo
çoi në ndarje të Agonit nga bashkëshortja e tij.
agon