Gruaja bie në komë derisa po ngiste veturën me shpejtësi të madhe, por ajo çfarë bën policët kanë habitur të gjithë (Video)

1-281-780x439

Një moment shokues është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në veturat e policisë, ku shfaq momentin kur një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe në autostradë humb kontrollin, pasi shoferi dhe foshnja që gjendeshin brenda bien në koma.

Por një patrullë e policisë që kishte rastisur të jetë afër veturës që kishte dalë nga kontrolli, i vihet pas dhe me çdo kusht mundohet ta ndalojë veturën në mënyrën më të mirë të mundshme me qëllim që të mos lëndohen personat që ishin brenda, transmeton Telegrafi.

“Ajo ishte pavetëdije pasi koka i kishte rënë në timon, por ne ishim të vendosur ta ndalim pa u lënduar askush dhe kështu e ndoqëm pas për më shumë se 30 kilometra”, ka deklaruar polici Danny Pattinson nga Leicestershire i Britanisë.Fillimisht nuk dihej se çfarë po ndodhte, pasi vetura vazhdimisht lëvizte anash dhe dyshohej se ndonjë shofer i dehur ishte para timonit.

https://youtu.be/5nNmZJZOYzM