Greta Koçi rrëfen momentin e aksidentit (Video/Foto)

loading...

Passport.jpg1

loading...

Greta Koçi, rrëfen për gjendjen e saj një ditë pas aksidentit në Fushë-Krujë. Ajo bashkë me dy të rinjtë e tjerë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, të cilën mbetën të plagosur nga aksidenti ditën e djeshme në aksin Kamzë-Tapizë.

Greta Koçi tregon për “News 24” se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa dëmtime të rënda.

Ajo shprehet se ka shpëtuar mrekullisht me disa fraktura në të dy këmbët dhe disa shembje në pjesën e fytyrës. Këngëtarja thotë se nuk ka probleme në kokë dhe as thyerje, por rrëfen se nuk mund të ecë, për shkak të dhimbjeve.

“Jam tronditur dhe kam shembje në të gjithë trupin por nuk kam probleme me kokën. Nuk kam thyerje të këmbëve, thjesht kam shembje. Më dhembin dhe nuk i vë dot këmbët në tokë”, tregon Greta.

Ndërkohë që njëri nga djemtë tregon sesi ndodhi ngjarja, por lind akoma më shumë dyshime për destinacionin e tre të rinjve. I riu i FRPD-së Arsen Zenelaj thotë se morë shokun e tyre, Enea, në Kamzë dhe më pas i ranë nga Fushë-Kruja për në Vlorë, në mënyrë që të shmangnin trafikun. Pikërisht dyshime të cilat lidhen me arsyen se, për të shkuar drejt Vlorës nuk kalohet nga Fushë-Kruja, transmeton shekulli.

Zenelaj thotë se nuk kishte rrugë tjetër për ët shpëtuar nga përplasja brutale, për këtë zgjodhi të nxirrte automjetin nga rruga.

“Siç ishim në rrugë, një 6-vendësh na ka prerë rrugën, i kemi shmangur në krah të djathtë. Ai na ka ndjekur prapë, na ka dhënë një goditje, pastaj jemi përplasur me kamionin anës rrugës. Ishim në Fushë-Krujë, pasi morëm një shokun tonë, djalë të Forumit, koordinator, sepse ne ishim nisur në autokolonë bashkë me kamionët e ndihmave për në Vlorë. Morëm karburant, morëm shokun tonë që banon në Kamzë dhe donim që të dilnim direkt në Vorë, për arsye të trafikut. Nuk kishim mundësi manovrimi tjetër, veçse shmangien në krahë të djathtë, që të dilnim nga rruga. Ai prapë më ndoqi, shtoi shpejtësinë, unë shtova për t’i ikur atij edhe prapë ndodhi”, tregon Zenelaj për “News 24”.

I aksidentuari i tretë Enea Hysi ka pësuar dëmtime më të lehta në ballë dhe në pjesë të trupit, por pa rrezik për jetën. Ndërkohë që mësohet se personi që ngiste automjetin tjetër, ndodhet po në të njëjtin spital, ku mbahet nënë arrest deri sa të zbardhet ngjarja e plotë.

loading...