“Greqia u bë e njohur me këngët e mia”

loading...

39-400x222

loading...
DJ dhe këngëtari shqiptar Klejdi Lupa (Claydee), është shumë i njohur në Greqi, por tanimë po korrë sukses edhe në tregun ndërkombëtar.
Sipas “Youtube”, kënga e fundit e tij “Mamacita Bueno” me mbi 16 milione klikime, vjen e dyta në videot më të klikuara në Greqi për vitin 2012, pas klipit “Gagnam Style”, i cili ka qenë si një epidemi globale duke thyer rekord sa u përket klikimeve. “Mamacita Bueno” ka qenë hiti i këtij viti në shtetin helen dhe ndonëse një emër i njohur në showbizin botëror, ai ende nuk njihet shumë nga publiku shqiptar.
Lupa ka lindur në Tiranë dhe kur ishte vetëm katër vjeç, prindërit emigruan në Greqi. Që nga ajo kohë nuk ka pasur lidhje me Shqipërinë, sepse të gjithë të afërmit e tij jetojnë jashtë, shumica prej tyre në Greqi dhe një pjesë në Amerikë. Është larguar në një moshë shumë të vogël dhe deri sot që është 27 vjeç, jeton në Athinë.
“Shumë punë të miat, që me siguri janë degjuar edhe në Shqiperi si “Last Summer”, më vjen keq që ndoshta njerëzit këtu nuk e dinë, që është bërë nga një shqiptar. Kjo këngë është edhe kënga ime e parë, që u lancua edhe në 20 vende të botës, këndohej nga një këngëtar grek, por kompozimi ishte i imi dhe në refren këndoja vetë. Më pas kam bërë edhe këngë të tjera, që kanë qenë në vendet e para në rënditje në Itali, Greqi dhe kënga e fundit, që gjithashtu ka pasur shumë sukses është “Mamacita buena”, ” ka rrëfyer Klejdi për mediat shqiptare.
“Greqia nëpërmjet këngëve të mia, u bë e njohur edhe në vendet e tjera dhe më vinte keq, sepse kujtonin se isha grek, por unë asnjëherë nuk jam shprehur publikisht, sepse nuk më pëlqen që të flas shumë, por më pëlqen që të flas me puneën time. Në të vërtetë nuk janë interesuar për mua, që të bëja intervista dhe të mësonin se unë jam shqiptar. Mua më pëlqen kur dikush ka interes dhe të më pyeste, jo duke ju imponuar unë, që të bëhesha i njohur këtu”, ka shtuar Lupa.
Ai është duke zhvilluar një tur nëpër të gjithë botën, si në Kanada, Australi, Amerikë ku Lupa thotë se e ftojnë shpesh për të luajtur muzikë dhe për të kënduar këngët e tij, nëpër diskoteka të ndryshme.

loading...