Greqia mbështet Turqinë për të organizuar Lojërat Olimpike në vitin 2020

instabul

Greqia i deklaroi mbështetjen Turqisë në kandidaturën e saj për të organizuar Lojërat Olimpike në vitin 2020. Kryeministrat e dy vendeve firmosën një marrëveshje bashkëpunimi për kandidaturën e Stambollit. Akordi u nënshkrua nga kryeministri turk Tayyip Erdogan dhe homologu i tij grek, Antonis Samaras.

Përmes një deklarate të përbashkët, dy liderët shprehën angazhim për të bashkëpunuar në të gjitha aspektet teknike që lidhen me organizimin e Olimpiadës 2020. Akordi parashikon që Turqia dhe Greqia të kenë mundësi të përfitojnë nëse kandidatura e Stambollit fiton, por jo vetëm ato, pasi ky shans vlerësohet i mirë edhe për gjithë rajonin e Ballkanit.