Greqi, populli rreh egërsisht deputetet neonazistë të “Agimit të Artë”, nuk i lejon të vendosin kurorë, kujdes, pamje të ashpra! (video)

loading...

Ksilko

loading...


Situata, si ekonomike po ashtu dhe politike është shumë e tensionuar në vendin fqinjë, Greqi!
Kështu gjatë ditës së sotme, ku vendi feston kryengritjen e armatosur të viti 1821, në shumë qytete të ndryshme të Greqisë u zhvillua parakalimi i zakonshëm i cili shoqërohet me vendosjen e kurorave.
Në qytetin e Lutrakit të rrethit të Korintit në Peloponez, ngjarjet e sotme ishim më shumë se shpërthyese.

Kur i erdhi rradha e vendosjes së kurorës deputetit të partisë ekstremiste neonaziste të “Agimit të Artë”, Stathis Boukouras, populli nuk u përmbajt por iu vërsulën duke e goditur me shkelma dhe me grushte, sheshi u kthye në një betejë të vërtet. Por, në përleshje u implikuan edhe antarë të tjerë të partisë neonaziste të “Agimit të Artë” që ishin më shumë se 10 në numër, gjë që tensionoj edhe më shumë situatën. U desh ndërhyrja e policisë dhe përdorimi i gazrave që të shpërndaheshin të implikuarit në sherr.

Duhet theksua se edhe pse partia neonaziste e “Agimit të Artë”, mori një numër të konsiderueshëm votash në zgjedhjet e kaluara parlamentare, kjo nuk e ndryshon zemërimin e popullit ndaj tyre, që sa vjen dita-ditës bëhet edhe më i gjerë, kur shumë herë i nxjerrin jahte salle deri dhe me shqelma. Edhe në rastin konkret, shembullor është reagimi i shefit të policisë së Lutrakit i cili e përbuzi vendosjen e kurorës duke e hedhur atë përtokë në shenj proteste ndaj pranisë së deputetëve të “Agimit të Artë”.
Gjesti i tij u duartrokit nga populli i pranishëm./lajmeonline.eu/

loading...