Greqi, momenti i rrëzimit të helikopterit në det (VIDEO)

5-7

Një helikopter që po zhvillonte stërvitje ushtarake është rrëzuar ditën e sotme në Greqi. Autoritetet thonë se dy anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan, pasi helikopteri i tyre pësoi një defekt në motor duke rënë në det. Zougla.gr ka publikuar edhe pamjet ku tregojnë momentin e rrëzimit të helikopterit AH-64D. Video e mëposhtme tregon momentet kur helikopteri AH-64D gjatë një manovre të gabuar u rrëzua në det. Sipas medias greke, komandanti i helikopterit mban gradën e lartë dhe bashkëpiloti mban gradën e kapitenit.