Greqi, arrestohet vrasësi i emigrantit shqiptar

loading...

arrestim

loading...
Policia greke ka arrestuar autorin e vrasjes së një emigrani shqiptar dhe plagosjes së dy të tjerëve.

Sipas mediave greke, 29-vjeçari grek është arrestuar nga policia pas vjedhjes së një supermarketi në Melissia të Athinës, por pas hetimeve rezultoi se ai ishte autori i vrasjes së një shqiptari, plagosjen e një tjetri si dhe plagosjen e një pakistanezi.

Ngjarja ka ndodhur në 29 prill të vitit 2012 në Aharnes të Atikës në Greqi ku 29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, duke kaluar me makinën e tij afër një stacioni autobusi ka debatuar me dy emigrantë shqiptarë të moshës 57 dhe 58 vjeç dhe një pakistanez që po prisnin autobusin.

Pas sherrit, autori i ka dhënë gaz makinës duke goditur shqiptarin 57-vjeçar, i cili u plagos. Më pas ai ka shkuar në shtëpi ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar duke vrarë shqiptarin tjetër dhe duke plagosur pakistanezin.

 /LajmeOnline/

loading...