Grekët qëllojnë 16 herë me armë anijen Turke, por këto të fundit ia kthejnë keqazi

loading...

loading...

Një anije mallrash turk është qëlluar me armë nga roja bregdetare greke në Detin Egje, sipas televizonit turk NTV. Anija e mallrave ishte ngarkuar në portin turk të Iskenderun dhe po vazhdonte në drejtim të gjirit të Izmitit.

Gjatë udhëtimit në Detin Egje, roja bregdetare greke, i kërkuar anijes turke që të shkonte për inspektim në portin e ishullit grek të Rodosit. Kapiteni turk injoroi këtë thirrje të autoriteteve greke, duke bërë që rojet bregdetare të Greqisë të hapnin zjarr.

Plot 16 herë qëlluan me armë anijen e mallrave. Sipas mediave turke, nuk ka pasur raportime për të plagosur apo të vdekur. Mediat greke shkruajnë se ka pasur dyshime që anija transportonte drogë.

Pak pas kësaj ngjarje në brigjet e ishullit Grek të Rodosit kanë mbërritur 3 anije të rojes bregdetare turke.

loading...