Gratë shqiptare, rasti i ‘virgjëreshave të përbetuara’

Burrneshat janë gra të vendeve ballkanike që vishen dhe sillen si burra. E si burra konsiderohen në çdo aspekt brenda komunitetit në të cilin jetojnë. Kushti i vetëm është ta ruajnë virgjërinë. Për këtë edhe janë të njohura me emrin “virgjëreshat e përbetuara”. Bëhet fjalë për një traditë që vjen nga shekulli XVI. Burrneshat që jetojnë ende janë pothuajse të gjitha plaka dhe nuk janë më tepër se 30: pjesa më e madhe të tyre jetojnë në veri të Shqipërisë. Fotografja Jill Peters ka qenë pranë tyre për t’i fotografuar,transmeton express.

Të jetojnë mes burrave ishte, në të vërtetë, për disa sosh, mënyra e vetme për ta ruajtur nderin dhe për t’iu rezistuar normave arkaike të Kanunit, i cili ua ndalon femrave të votojnë, punojnë, bartin pantallona, të pinë alkool apo të tymosin duhan. Siç ua shpjegon Jill Peters kolegëve amerikan të HuffPost, “Kanuni përcakton mbi të gjitha se gratë janë pronë e burrave të tyre”. Nga këtu vullneti për një emancipim të plotë, deri te ndërrimi i gjinisë./LajmeOnline/

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.



.
Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli