Gratë e Messit dhe Fabregas në top formë

Për një herë të vetme, Lionel Messi dhe Cesc Fabregas nuk arritën të tërhiqnin vëmendjen mbi vete, siç janë mësuar se herë shfaqen së bashku në fushat e futbollit.

Dy yjet e Barcelonës, nga 26 vjeç, janë të pranishëm në ishullin spanjoll të Formenterës, ku po kalojnë pushime përkrah bashkëshorteve të tyre, shoqëruar me fëmijët.

Antonella Roccuzzo, “gjysma” e Messit u shfaq në dy role, në atë të një vajze tërheqëse me pantallonat e saj të shkurtra dhe në atë të një nëne të përkushtuar, ndërsa u fotografua gjithmonë në kontakt me të birin Thiago.

Nga ana e saj, partnerja 38-vjeçare e Fabreas, Daniella Semaan, tregoi se për të vitet mbeten në vend, ashtu si pasioni gjithmonë i pranishëm në lidhjen e saj me kampionin e botës dhe Europës me Spanjën.