Granit Xhaka këndon shqip para shokëve të skuadrës

safe_image (9)

Granit Xhaka ka bërë këngëtarin për pak minuta. Transferimi 30 milionë paundësh i Arsenalit nuk ka kënduar para ndonjë audience të madhe në ndonjë prej sallave spektakolare të Londrës, por para shokëve të skuadrës. Bëhet fjalë për një traditë që e kanë shumë klube europiane, që lojtarët e rinj duhet të këndojnë para shokëve të rinj të skuadrës dhe nëse ata e pëlqejnë e duartrokasin, në të kundërt mosaprovimin e shprehin duke vërshëllyer. Xhaka kishte zgjedhur këngën “A e di sa shumë të dua”, ndërsa duket se shokët e skuadrës së re e kanë aprovuar dhe e kanë shoqëruar, jo duke kënduar shqip, por duke i mbajtur ritmin. Por, besojmë se Xhaka është shumë herë më mirë si futbollist sesa si këngëtar, prandaj Granitit i urojmë suksese me skuadrën e re.

https://youtu.be/RBLTGyUfgAY