Grabitjet me dhunë, zbardhen dëshmitë: ‘Biondja më kërkoi t’i shtyja makinën, 2 vëllezërit më kapën dhe

loading...

loading...

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen penale ndaj pesë personave të akuzuar për katër vjedhje me dhunë në autostradën Tiranë-Durrës.Mes te akuzuarve, dy vellez dhe nje vajze, te cilet ne bashkepunim me njeri-tjetrin, fusnin ne kuth qytetare te ndryshem, i dhunonin dhe u merrnin parate dhe sende me vlere.
Te pandehurit:

1 Fatjon Bushgjokaj akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Vjedhja me Dhunë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal,

2 Aleksander Bushgjokaj akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Vjedhja me Dhunë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.

3 Ndue Bushgjokaj akuzuar për kryerjen e veprës penale:“Veprime që pengojnë Zbulimin e së Vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

4 Elton Lika akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Vjedhja me Dhunë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.

5 Kristina Pjetri akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Vjedhja me Dhunë”, kryer në Bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal.

DOSJA E PLOTE

Në datat 29, 30, 31 mars dhe 1 prill 2017, të pandehurit Faton Bushgjokaj dhe Aleksander Bushgjokaj, vëllezër me njëri – tjetrin, në bashkëpunim me personin tjetër nën hetim, Elton Lika dhe të pandehurën Kristina Pjetri, kanë kryer vjedhjen me dhunë në dëm të shtetasve XH.L, R.C, F.K dhe O.H.

Mekanizmi i ngjarjes ka qenë i ngjashëm në të gjitha episodet dhe konkretisht: Të pandehurit kanë patur në përdorim një mjet tip “X”, të cilën e kishte marrë me qira F.B. Në ditët e ngjarjes, rreth orës 2100 e në vijim, zakonisht në rrugën dytësore të autostradës Tiranë – Durrës, nën ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, iu kanë dalë para personave të dëmtuar që lëviznin në këmbë dhe iu kanë vjedhur atyre sendet, që mbanin me vete si telefon, para, bizhuteri e të tjera.

Ne rastin e të dëmtuarit Xh.L, më datë 29. 03. 2017, teksa priste në rrethrrotullimin “Shqiponja”, i është afruar një mjet tip “x”, brenda të cilit, ndodheshin tre djem të moshës 18 – 25 vjeç dhe një vajzë që e thërrisnin “x”, e ulur në vendin e parë të pasagjerit. Ata e kanë marrë të dëmtuarin në mjet dhe ky i fundit është ulur në sedilen e pasme, në vendin e mesit.

Kur janë afruar pranë qendrëes “y”, vajza i ka kërkuar të dëmtuarit telefonin për të kryer një telefonatë dhe ia ktheu sërish. Pranë rrethrrotullimit të Vorës, një prej djemve i ka kërkuar drejtuesit të mjetit të kthehej pasi donte të shkonte në shtëpi dhe mjeti ka marrë drejtimin për në fshatin Muçaj ku ka ndaluar. Në kohën që personi që donte të shkonte në shtëpi ka zbritur, pasagjeri tjetër ka qëlluar me grusht në kokë të dëmtuarin. Më tej e kanë goditur edhe personat e tjerë dhe i kanë kërkuar dhe marrë telefonin dhe portofolin me 4 000 Lekë.Po kështu, sipas të dëmtuarit F.K, më datë 01. 04. 2017, rreth orës 2100, një vajzë bionde me trup të imët, e veshur me kostum sportiv, ngjyrë e kuqe dhe jeshile, i ka dalë para duke i kërkuar telefonin për të kryer një telefonatë. Më pas, aty kanë shkuar edhe personat e tjerë nën hetim duke i vjedhur telefonin, portofolin ku brenda ka patur katërmbëdhjetëmijë lekë, kartën e identitetit, orën e dorës. Ata e kanë qëlluar me shpulla dhe më pas janë larguar me makinë.

Në rastin e O.H, i cli ka qenë duke ecur rrugës, prapa qendrës “C”, i ka dalë para një vajzë njëzetë vjeç dhe i ka kërkuar të shtyjnë pak makinën. Më pas, aty kanë shkuar dy persona të tjerë dhe e kanë kapur dhe e kanë cuar tek makina tip “X”, ku pasi e kanë goditur, i kanë marrë portofolin, telefonin dhe janë larguar.

Në rastin e shtetasit R.C, ai ka qenë duke ecur në këmbë në rrugën dytësore nga “D” drejt “K” dhe aty i kanë dalë para dy djem të cilët e kanë pyetur nëse kishte ofertë dhe ai i u ka thënë që nuk kishte telefon fare. Më pas aty i ka dalë një djalë i tretë dhe një prej tyre i ka nxjerrë thikën dhe i kanë marrë telefonin në xhepin e djathtë. Më pas një prej tyre i ka vënë një pistoletë në kokë dhe i ka thënë të zhdukej. Personat kanë ikur në drejtim të mjetit tip “Xt”, ku në vendin e shoferit ka qenë një person tjetër.

Personat e dëmtuar më sipër kanë bërë njoftimin në polici, të cilët janë vënë në ndjekje të autorëve, dy vëllezërit e dyshuar, të cilët pasi kanë mundur ti shpëtojnë ndjekjes së punonjësve të policisë, kanë braktisur mjetin në rrugën “5 Maji” dhe më tej, kanë shkuar në banesën e tyre ku janë gjetur dhe janë shoqëruar në Komisariat.

I dëmtuari R.C, në kohën që ka qenë duke shkuar në komisariat për të dhënë deklarime, ka identifikuar dy prej personave, konkretisht A.B. dhe F.B, të cilët kanë qenë të shoqëruar në ambientet e Komisariatit.

Në këto kushte, më datë 02. 04. 2017,, nga ana e policisë gjyqësore është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve A.B dhe F.B, pasi ka qenë në ndjekje e sipër të tyre që me marrjen e njoftimit për veprën penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, është bërë e mundur gjetja e mjetit “X”, i parkuar në një zonë prane tregut “5 Maji”, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar disa sende të dyshuara se u përkasin personave të dëmtuar nga ngjarjeve të kallëzuara si dhe sende personale të shtetasve të dyshuar si autorë të ngjarjeve .

Për më tej janë administruar me cilësinë e provave materiale disa dokumenta te paraqitura nga, përfaqësuesi i kompanisë “R” për dhënien me qira të mjetit tip “X””, shtetasit F.B.

Ka qenë pikërisht bashkëpunimi i kësaj kompanie, nëpërmjet gjurmimit me sistemin GPS, që ka bërë të mundur ndjekjen e itinerarit të lëvizjes së mjetit dhe lokalizimit të vendit ku ishte braktisur nga të pandehurit. Pasi është lokalizuar, Agjentët e Shërbimeve kanë qëndruar në pritje të personave që do të merrnin mjetin derisa kanë konstatuar shtetasit E.L e N.B që, pasi kanë hyrë në mjet, kanë filluar sistemimin e sendeve që ndodheshin brenda tij. Pikërisht në këtë moment është bërë e mundur ndërhyrja dhe kapja e tyre në flagrance si të dyshuar për kryerjen e
veprës penale. “Vjedhja me Dhunë”, e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 e 25 i K. Penal.

I pyetur në cilësine e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi E.L ka dhënë deklarime të hollësishme në lidhje me ngjarjen duke bërë kështu të mundur zbulimin e plotë të mekanizmit të ngjarjeve dhe gjetjen e disa sendeve të tjera dyshuar sit ë vjedhura dhe konkretisht: Në një banesë të braktisur në zonën e Kamzës, pranë banesave të autorëve të dyshuar janë gjetur të futura në një gropë, mbështjellë me gazeta edhe disa aparate të tjerë celularë të markave të ndryshme të përshkruara në procesverbalin përkates të sekuestrimit dhe të fiksimit të provave, të cilat më tej, ka rezultuar se u përkasin personave të dëmtuar nga vepra penale.

Nga deklarimet e shtetasit N.B ka rezultuar se ky i fundit, më datë 01. 04. 2017, ka marrë një telefonatë nga vëllai i tij F.B, në kohën kur ishte shoqëruar në Polici duke i thene se kishte fshehur çelësin e makinës tek shtëpia që po rregullohej dhe pasi ta merrte, të shkonte të takonte shokun e tij, E.L dhe t’ia jepte atij çelësin me qëllim që të kthente mjetin në shoqërinë ku ishte marrë me qira. Kështu, në mëngjes shtetasi N.B ka takuar shtetasin E.L të cilin e kishte pyetur se cfarë dinte për vëllezërit e tij dhe pse ishin arrestuar por ai i kishte thënë se nuk dinte gjë. Më tej shtetasi N.B ka shprehur se kishte ardhur në Kom. Pol. 6 për tu interesuar për vëllezërit dhe më pas ishte larguar së bashku me shtetasin E.L për të shkuar tek Rr. “5 Maji” ku ishte makina e F sepse N kishte leje drejtimi. Në momentin që kanë shkuar në afërsi të mjetit, sapo kanë hapur derën e tij janë ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe janë shoqëruar në Komisariat.

Nga sa më sipër, rezulton se nga ana e shtetasve F.B dhe A.B, në bashkëpunim me shtetasit E.L dhe K.P, në disa episode të ndryshme, nëpërmjet ushtrimit të dhunës fizike dhe psikologjike, me pasojë dëmtimin e kallëzuesve, me qëllim shtënien në dorë të pasurisë së tyre, janë konsumuar plotësisht elementët e veprës penale “Vjedhja me Dhunë”, e kryer në Bashkëpunim, më Shumë se Një

Herë, parashikuar nga neni 139 e 25 i K. Penal, vepër për të cilën u është njoftuar akuza dhe kanë marrë cilesinë e të pandehurit.

Për më tej, nga të gjitha provat e administruara nuk ka mundur të provohet bashkëpunimi i shtetasit N.B në kryerjen e veprimeve të çfarëdo natyre dhe roli, në kryerjen e veprës penale “Vjedhja me Dhunë”, vepër për të cilën është dyshuar fillimisht ky shtetas. Nga ana tjetër, nëpërmjet kryerjes së veprimeve direkte dhe me dashje siç ka qenë heqja e mjetit të përdorur për kryerjen e veprës penale, brenda të cilit ndodheshin shumë prej sendeve të vjedhura, dhe largimit të tij nga vendi ku ishte fshehur prej vëllezërve të tij, të arrestuar tashmë si autorë të dyshuar të vjedhjeve, janë konsumuar plotësisht elementët e veprës penale “Veprime që Pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i K. Penal, vepër për të cilën ky shtetas është akuzuar dhe pyetur me cilësinë e të pandehurit.

loading...