Grabitje në rrugë e Kombit, plagosen 5 persona, 2 fëmijë

loading...

loading...
Një tentative grabitjeje me armë në orët e para të ditës së diel ka shkaktuar 5 persona të plagosur rëndë.
Bëhet e ditur se gjatë një tentative të grabitjes së pasagjerëve në një automjet mbetën të plagosur 5 persona, mes të cilëve dhe një fëmijë 5 vjeç.

Ngjarja ndodhi në Qafë Qelë rreth orës 04:40 minuta teksa çifti Mirjeta dhe Zamir Xhaferraj së bashku me 2 fëmijët dhe kunatën Valbona Kopani dhe të shoqin e saj, Astrit Kopani ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre. Ka qene ky momenti kur janë shfaqur 3 persona të maskuar. Dyshohet se Astrit Kopani ka tentuar të shmangë përballjen me grabitësit dhe këta të fundit nuk kanë kursyer plumbat në drejtim të automjetit në lëvizje.

Si pasojë e shkrehjes së armëve kanë mbetur të plagosur bashkëshortët Zamir, Mirjeta Xhaferraj, 2 fëmijët e tyre, më e vogla një vogëlushe 5 vjeç që është dërguar me helikopter në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Po kështu plumbi ka qëlluar dhe kunatën e çiftit, Valbona Kopanin,transmeton tch.

Arma e përdorur nga grabitësit dyshohet të ketë qenë një automatik.

Forca të shumta policia ndodhen këtë mëngjes në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin edhe kapjen e autorëve.
Nga hetimet paraprake mësohet se çifti Kopani dhe Xhaferraj janë familje pa probleme në Pukë dhe policia ka përjashtuar pistat e hakmarrjes dhe po heton në atë të një tentative grabitjeje me armë./LajmeOnline/

loading...