Grabitën dyqanin, kapen autorët

488095_474859575901170_1724606787_n

Ditën e sotme policia e Beratit ka vënë në pranga, katër grabitësit e një dyqani në afërsi të tregut industrial në Berat.

Të arrestuarit si autorë të grabitjes së ndodhur ditën e djeshme janë: Aleksandër Areza 18 vjeç, Manuel Kakolli 18 vjeç, Elvi Gremi 21 vjeç, Leonard Lamaj, 21 vjeç.

Të rinjtë të pajisur me kallashnikov dhe me maska kanë hyrë në dyqanin në pronësi të shtetasit me inicialet D.Z duke vjedhur një sasi të konsiderueshme parash.

Policia ka sekuestruar dhe makinën tip “Ford” me të cilën mendohet se grabitësit u larguan nga vendi i ngjarjes.