Gotze pëlqen Realin e Barcelonën

loading...

gotze

loading...
Një prej futbollistëve më të talentuar të futbollit gjerman dhe atij botëror, Mario Gotze, në një intervistë për “FIFA.com” pranoi se në të ardhmen do t’i pëlqente të luante me një fanelë të madhe, si ajo e Realit, Barcelonës apo Manchester United.

Futbollisti që ka udhëhequr Borusian e Dortmundit drejt shumë sukseseve në tre vitet e fundit, megjithatë nuk vendos një datë për transferimin e tij. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. E vërteta është se më tundojnë ekipe si Reali i Madridit, Barcelona apo Manchester United, më tundon mundësia për të luajtur në kampionate të rëndësishëm, ku mund të përmirësohem si futbollist, por përmomentin nuk mendoj për këtë. Jam i lumtur tek Borussia Dortmund dhe për mënyrën se si po më ecin gjërat për momentin. Për këtë arsye preferoj të mos flas për këtë çështje tani për tani”, tha Gotze.

Në çdo rast, nëse do të konkretizohet, transferimi i tij do të ndodhë pas Botërorit të 2014-s, i cili ka filluar të zërë gjithmonë e më shumë vend në mendimet e 21-vjeçari. “Çdo futbollist ëndërron të luajë në Botëror, por kur ai zhvillohet në një vend me një traditë të mrekullueshme futbollistike si Brazili, është edhe më emocionues. Botërori është turneu i ëndërruar për këdo”.

loading...