Gostivarsja theret me thikë nga ish i dashuri “nga koka deri të këmbët”

gostivaresja

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja Adelisa Musiq nga Gostivari, e cila përkohësishtë ishte duke jetuar në Sarajevë është duke luftuar për jetë në Qendrën Klinike të Sarajevës, ku ajo ka përfunduar si pasojë e therjeve me thikë nga ish i dashuri i saj, pasi ajo të njejtin kohë më parë e kishte lënë. Sipas mjekëve, ajo është goditur me thikë në të gjithë trupin e saj nga ish i dashuri, nga koka deri te këmbët, njofton Almakos.Sipas informatave të medieve në Sarajevë, incidenti ka ndodhur para dy ditëve, në veturën e 26-vjeçarit Semir Hoxhiq, i cili fillimisht e ka therur Adelisën, kurse më pas ka goditur me thikë veten në stomak dhe gjoks./Almakos