Gostivar: Vidhet stoli ari me vlerë prej 30.000 euro

loading...

Dy persona të armatosur dhe të maskuar nga një shtëpi vjedhin stoli ari me vlerë prej 30.000 euro. Hajnat kanë ikur në drejtim të panjohur ndërsa pronari i shtëpisë dhe gruaja përfundojnë në spital.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:40 minuta. Dy persona të maskuar me çorape në kokë, njëri prej tyre ka patur pistoletë, kanë trokitur në derën e shtëpisë së XH.R.(69) në lagjen Banjeshnicë në Gostivar. Gruaja e pronarit të shtëpisë e ka hapur derën dhe hajnat menjëherë e kapin dhe e sulmojnë fizikisht XH.R. në kokë dhe nëpër trup. Pastaj u’a lidhin duart dhe këmbët dhe fillojnë të kërkojnë nëpër shtëpi, nga nusja kërkojnë që t’ju tregojë se ku i mbajnë paratë dhe stolitë e arit. Ajo u ka dhënë 90 euro, ndërsa tek dhoma e ndejtjes në katin përdhesë kanë gjetur dy çanta në të cilat ka patur stoli ari të ndryshme me vlerë prej 30.000 euro.

Sipas pronarit të shtëpisë, ai ka arritur t’i lirojë duart dhe këmbët dhe në dyqanin aty afër e ka paraqitur vjedhjen. Tre të lënduarit janë dërguar në spital ku janë mbajtur për mjekim. Prokuroria publike dhe SP Gostivar kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të hajnave./Shqipmedia

loading...