Gostivar: Kapen 5 kg drogë, Tetovë: Djali tenton të djeg shtepinë

loading...

Gostivari

loading...
Tetovari rreh djalin më pas i hudh benzinë banesës

Një dramë e vërtetë ka ndodhur mbrëmë në Tetovë. Një njëzet vjeçar ka raportuar në Polici se babai i tij ka ardhur në shtëpi dhe ka shkaktuar horror të vërtetë në familje.

Djali, A.M.(20) ka raportuar në polici se babai i tij 43 vjeçar ka ardhur në shtëpi, ka filluar të grindet dhe më pastaj e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime. Pas një kohe ka ndërhyrë edhe nëna, me çka babai i inatosur ka dalë nga shtëpia dhe pastaj është kthyer dhe ka shkaktuar dramë edhe më të madhe për familjen. Siç bën të ditur “Vest” tetovari në shtëpi ështëk thyer me një shishe me benzinë, ka hudhur benzinë dhe është kërcënuar se do ti djegë.
Për fat të mirë, kur babai ka dalë të mer benzinë djali ka raportuar menjëherë në polici, me çrast policia ka rreaguar në kohë dhe ka penguar të ndodhë ndonjë tragjedi e madhe./Shqipmedia

Spias SPB Tetovë, gjatë kontrollit të kryer me urdher nga Gjykata Themelore në Gostivar, në një shtëpi në lagjen e Epërme, pronë e 59 vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 3 qese prej najlloni, dy të ngjitura me ngjitëse me rreth 4-5 kilogram substancë narkotike, 15 paketime prej najlloni me materie pluhur, 353 tableta me forma dhe ngjyra të ndryshme, kuti me qese ziper, dy peshore digjitale, dhe materiale të tjera të sekuestruara dhe derguara për analiza.
Policia po mer masa për zbardhjen e rastit./Shqipmedia

loading...