Google News fiton betejën ndaj botuesve gjerman të lajmeve

Google

Google News dhe grumbulluesit tjerë të lajmeve mund të vazhdojnë të shfaqin artikuj të lajmeve të shkurta në faqet e tyre të internetit pa qenë të detyruar të paguajnë për përmbajtjen e ofruar tek vizitorët e tyre.

Ligjvënësit gjermanë në një votim parlamentar i cili është mbajtur sot kanë votuar pro gjigantit të teknologjisë Google dhe faqeve tjera që grumbullojnë lajme, duke i dhënë një goditje  të fortë botuesve  tradicional të lajmeve, duke përfshirë edhe emrat si Axel Springer AG (SPR) dhe Bertelsmann SE .

Shumica e ligjvënësve nga koalicioni i kancelares Angela Merkel kanë lejuar kompanitë e tilla si Google të shfaqin “fjalë të vetme ose fragmente shumë të vogla tekstuale në faqet e tyre të internetit” duke i referuar lajmet drejt botuesve origjinal, pa paguar asnjë kosto.

Në bazë të ligjit të ri, për përmbajtjen e lajmeve të cilat i tejkalojnë këta kufij, botuesit ruajnë të drejtën ekskluzive të përdorimit të përmbajtjes.