Golfi drejt zhdukjes në Kosovë, këto automjete po dominojnë rrugët

loading...

loading...

Edhe pse shumica e qytetarëve të Kosovës jetojnë në Gjermani dhe vendi është shquar gjithnjë për përdorimin e automjeteve, teknologjisë dhe markës gjermane, një erë e re ka filluar të dominojë në vendin tonë.

Epoka e automjeteve franceze, të cilat çdo ditë e më tepër shihen nëpër rrugët e vendit, fakt që konfirmohet edhe me shifrat e Doganës së Kosovës për automjetet e importuara. Automobili më i importuar gjatë këtij viti është Reno-ja.

Prishtinë, 30 qershor – Qytetarët e Kosovës, të cilët një dekadë më parë dhe nuk parapëlqenin dhe nuk vlerësonin automobilat francezë, veçmas kundrejt atyre të prodhuar në Gjermani,- të cilët dominonin rrugët e vendit, kanë filluar në mënyrë masive të blejnë dhe të zotërojnë automobila francezë.

Një fakt ky që ka filluar të vërehet nga secili shofer që kryen vozitje nëpër Prishtinë apo rrugët tjera të qyteteve të Kosovës, por që njëkohësisht konfirmohet edhe nga vet Dogana e Kosovës.
Automobili më i importuar gjatë këtij viti doli je të jetë njëra prej markave legjendare franceze, ajo Ranault apo sic lexohet shkurt Renno.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se të hyrat e mbledhura nga Dogana e Kosovës, prej taksave dhe tatimeve që mblidhen në kufi, deri në fund të muajit maj të këtij dhe fillim të qershorit janë 26,5 milionë euro.

Shifra prej 26.5 milionë euro paraqet rritje në krahasim me vitin e kaluar, pasi gjatë vitit 2016 për periudhën e njëjtë ku inkasuan të hyra prej 23,7 milionë euro.

Gjithsejtë, për këtë periudhë 5 mujore, janë importuar 1.106 automjete me kilometrazh 00, apo 34 përqind më shumë e e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të hyrat nga automobilat e rinj janë 3,4 milionë gjatë këtij viti, derisa për vitin e kaluar ishin 2,1 milionë euro.

Sipas statistikave doganore, automobili francez Reno renditet në vendin e parë 13%, pastaj vjen Volksvagen, i cili po ashtu i ofrohet shifrës prej 13%, por mbete në vendin e dytë pas RENO-s franceze, Citroen 5, 7%, Kia 7,6%, Dacia 5,2, Ford 4,6 etj.

“Sipas numrit të vetura origjina e tyre është kryesisht nga, Franca, Gjermani Italia Koreja Japonia etj. Të hyrat e këtij viti ndahen në të hyrat për vetura të përdorura që janë 23,1 milionë euro dhe ato për vetura të reja”, tha zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, për rtklive.com.
Ndërsa, në importin e automobilave të përdorura është një strukturë tjetër e automjeteve që pëlqehen nga qytetarët tanë. Prej automobilave të vjetër ende dominon importii Volksvagen 45%, Opel 10,3%, Audi 8,3%, Mercedes 10,2 % dhe BMW 5,2 %.

“Gjatë këtij viti kemi rritje të importi të vetura të reja pra deri tani kemi 1106 vetura të reja që importuara dhe nëse kjo krahasohet me vitin e kaluar paraqet rritje prej 34% apo 379 copë automjete”, tha Stavileci.

Kurse njohësi ekonomisë, Jakup Bellaqa, tha nëse Kosova do të kishte zhvillim më të madh duhet të hiqeshin detyrimet ndaj shtetit, por në nivelin ekonomik të cilin gjendemi, atëherë duhet të presim.

“Ekonomia e Kosovës është ekonomi e orientuar nga importi apo ta quajmë ekonomi importuese. Automobilat ende në vendin tonë njihen si mallra të luksit dhe në situata emergjente cfarë ndodhemi aplikohen taksat dhe doganat e larta. Kjo edhe ndikoi në mbushjen e arkës së shtetit apo rritjen e buxhetit të konsoliduar të shtetit”, tha ai për ww.rtklive.com
Sipas tij ende është herët për të ndërprerë detyrimet ndaj shtetit në importim të veturave.
“Për një kohë derisa të zhvillohet ekonomia e vendit dhe të arrihet qëndrueshmëri ekonomike si në aspektin makroekonomik dhe makro fiskal dhe deri sa të kemi reflektim pozitiv edhe në rritjen e mjeteve buxhetore, atëherë di të shikohet alternativë tjetër”, tha ai.

Bellaqa tha se nga këndvështrimi ekonomik derisa nuk ka rritje ekonomike vjetore 8% dhe taksat doganore të zëvendësohen dhe të barten në tatime brenda ekonomisë vendore, nuk duhej të hiqeshin detyrimet ndaj shtetit.

loading...