Golf CC, konkurrent i Mercedes CLA

Golf_CC

Prodhuesi më i njohur i veturave në botë “Volkswagen” do të na sjell edhe një model të ri, atë Golf CC. Modeli i ri, në fakt do të jetë i inspiruar nga Passat CC, ndërsa do të bëhet fjalë për “coupe-n” me katër dyer, i cili pritet të jetë konkurrent i drejtpërdrejtë i Mercedes CLA.

Në stilin e këtij automobili, natyrisht që ndikim do të jetë, Golf-i i ri, por ky model do të ketë maskën e re dhe të veçantë përpara sikurse edhe linjat “e karakterit”, të cilat do të jenë lakuara lart.

Marrë parasysh që ky model do të bazohet në Golf, mund të presim që ai do të përdor versionin e zgjatur të MQB platformës që do të mundësojë hapësirë më të madhe në kabinën e udhëtarëve, por njëherësh edhe hapësirë më të madhe të bagazhit.

Opsionet e motorëve do të merren nga Golf-i dhe do të përfshijë motorin 1.4-litra turbo me 120 kuaj fuqi dhe motorin me 2.0-litra TDI me 150 kuaj fuqi. Kompania e njohur do të ofrojë edhe versionin GTI i cili do të pajiset me motorin 2.0-litra me 4-cilindra TFSI i cili do t’i ketë 220 KF dhe i cili i zhvillon 350 Nm të momentit rrotullues.

Premiera e Golf CC është parashikuar të jetë në vitin 2015, ndërsa sa do të kushtojë ende nuk është bërë e ditur.