Golden State shkëlqen, Lakers… eh!

loading...

Kronikë amerikane nr.264 – 24 janar 2013

NBA

durant-warriors

loading...
Spursat pa trajnerin Greg Popovich dhe Tim Duncanin patën nevojë për kohë shtesë për të mposhtur New Orleansin. Tony Parker shënoi DD me 24 pikë e 13 asistime, derisa Tiago Splitter kontribuoi me 25 pikë dhe 7 kërcime. Ishte kjo fitorja e 15 radhazi për San Antonion si vendas të cilët mbrëmë pos Popovich dhe Duncan vazhduan të jenë pa Manu Ginobilin e lënduar. Eric Gordon shënoi 17 pikë, ndërsa Ryan Anderson pati 16 pikë në ndoshta ndeshjen e fundit të New Orleans si Hornets para se të ndryshoj emrin në Pelicanes.

Nënkampionët aktual, Oklahoma City dështoi të ruaj epërsinë prej 8 pikëve 7 minuta para fundit të ndeshjes kundër Golden State Warriors. Vendasit u rikthyen në lojë të udhëhequr nga Curry dhe Jack jashtë dhe Landryn në trapez. Curry mbylli ndeshjen me 31 pikë e 7 asistime, Jarrett Jack pati 9 pikë e 8 asistime nga banka rezervë, Carl Landry pati 20 pikë e 7 kërcime, derisa David Lee ishte i jashtëzakonshëm me 22 pikë e 12 kërcime. Tek mysafirët të cilët një natë më parë mposhtën Clippersat, Kevin Durant shënoi 33 pikë duke shtuar 9 asistime, por edhe humbi topin 14 sekonda para fundit kur rezultati ishte 99-101. Kevin Martin pati 16 pikë, derisa Serge Ibaka e Kendrick Perkins u ndalën në 12 pikë.

Lakers vazhdojnë të humbin. Mbrëmë ata ishin viktimë e Memphisit tek të cilët Darrell Arthur pati rekordin e sezonit me 20 pikë derisa Mike Conley shtoi 19 pikë për humbjen e 10 në 12 ndeshjet e fundit për Lakers. Gay, Randolph, dhe Allen shtuan nga 12 pikë duke përmirësuar bilancin e Memphis në 12-0 në ndeshjet kur kanë shënuar më shumë se 100 pikë. Kobe Bryant pati 29 pikë për Lakers, derisa pas ndeshjes vlerësoi këtë sezon të Lakers me atë të vitit 2004-05 kur Lakers humbën përfundimtaret pas bilancit 34-48. “Edhe ai me Rudy T (Tomjanovich) ishte goxha i vështirë,” tha Bryant pas ndeshjes. World Peace shtoi 15, Gasol pati 13, ndërsa Clark 11 pikë.

lebronMiami pati nevojë për minuta shtesë për të mposhtur Toronton pasi shkrinë epërsinë prej -15 pikëve të mysafirëve. Dwayne Wade pati 35 pikë, ndërsa Lebron James shënoi dyshifrorin e trefishtë të 34 të karrierës në fitoren 123-116 për Heat. James mbylli ndeshjen me 31 pikë, 11 asistime, dhe 10 kërcime. Ray Allen pati 18 pikë duke shënuar edhe treshen fituese 59.3 sekonda para fundit të kohës shtesë. Chalmers pati 14 pikë, ndërsa Bosh mbylli ndeshjen me DD duke shënuar nga 12 pikë dhe kërcime. Alan Anderson pati 20 pikë tek Raptors, tek të cilët shtatë veta shënuan pikë dyshifrore, përfshirë Jose Calderon me 17, Terrence Ross me 16, dhe Amir Johnson me 15 pikë.

NHL

Marian Gaborik shënoi het-trik në ndeshjen e parë të Rangersave në Nju Jork. Ata mposhtën Bostonin vetëm pas vazhdimeve falë golit të tretë të Gaborik i cili kishte shënuar dy herë në periudhën e parë. Bruins u kthyen në periudhën e dytë me golat e Marchand dhe Lucic, derisa Horton barazoi rezultatin pas golit të Taylor Pyatt në periudhën e dytë.

Debutim në akullin vendas patën edhe Pinguinët e Pitsburgut, por ata u mposhtën nga Toronto me rezultat të thellë, 2-5. James van Riemsdyk shënoi dy gola dhe një asistim, derisa golat tjerë erdhën nga MacArthur, Grabovski, dhe Bozak. Për vendasit golat e parë të sezonit i shënuan dy lojtarët më të mirë të tyre, Evgeni Malkin dhe Sidney Crosby.

College Basketball

Butler u befasuan duke u mposhtur nga La Salle në fund të ndeshjes me rezultat 54-53. Tyrone Garland dhe Ramon Galloway shënuan në fund të ndeshjes falë aksioneve individuale pasi të pa-renditur La Salle kishin mbetur pa time-out kundër Butler të renditur në pozitën e nëntë. Është hera e parë për këtë miami-floridaqë mposht një skuadër të renditur në Top 10 që nga viti 1980. Qendra Andrew Smith ishte më i miri tek Butler me 16 pikë e 8 kërcime, derisa tek La Salle Tyreek Duren mbylli ndeshjen me 16 pikë.

Por, nuk ishte vetëm Butler që u befasua. Duke nuk kishte humbur shumë kohë para përfundimit të ndeshjes duke u dominuar nga Miami (Florida) qysh pas pjesës së parë me rezultat 42-19. Rezultati përfundimtar ishte 90-63, që është humbja më e thellë e Duke që nga janari i vitit 1984. Gjithashtu ishte hera e parë që Miami mposht një skuadër të renditur në pozitën e parë nga Associated Press. Fitorja erdhi pas serisë 25-1 në fillim të ndeshjes, diçka që ‘tronditi’ skuadrën e Mike Krzyzewskit e cila nuk është mësuar të humb, e lëre më të poshtërohet si mbrëmë. Durand Scott shënoi 25 pikë, ndërsa Shane Larkin pati DD me 18 pikë e 10 kërcime.  Rasheed Sulaimon kishte 16 pikë, ndërsa Mason Plumlee shënoi dyshifror të dyfishtë me 15 pikë e 11 kërcime.

 

Kronikë Amerikane

përgatitet nga Luan Morina

Rezultatet dhe renditjet

NBA

Charlotte – Atlanta                          92-104

Miami – Toronto                              123-116 OT

Chicago – Detroit                             85-82

Memphis – LA Lakers                     106-93

Houston – Denver                           95-105

Minnesota – Brooklyn                   83-91

Utah – Washington                         92-88

San Antonio – New Orleans        106-102

Sacramento – Phoenix                  96-106

Portland – Indiana                           100-80

Golden State – Oklahoma City   104-99

NHL

Pittsburgh – Toronto                      2-5

NY Rangers – Boston                      4-3 OT

Vancouver – Calgary                       3-2 SO

Phoenix – Columbus                      5-1

 

College Basketball

(25) Miami – (1) Duke                    90-63

(7) Indiana – Penn State                               72-49

Georgia – Florida (8)                       47-64

La Salle – Butler                (9)                          54-53

loading...