Gold AG vjen me Ilahi

loading...

gold

loading...
Këngëtari Arian Agushi apo siç e njohin të gjithë si “Gold AG” është njëri nga të paktët e kolegëve të tij që i përkushtohet tërësisht muajit të madhërishëm të Ramazanit. Ai ka vendosur që gjatë këtij muaji të plasoj një Ilahi, duke lënë anash realizimin e këngëve të tjera të zhanrit Rap dhe hip hop.

“Një muaj nuk do të ketë këngë nga unë, përveç një ilahi, të cilën shpresoj ta realizoj gjatë këtij muaji të madhërishëm”, ka thënë ai për gazetën “/LajmeOnline/”.

Ariani ka përshtypjen se publiku do ta mirëpres ilahinë të cilën do ta sjellë për herë të parë gjatë karrierës së tij muzikore. Ariani përveç agjërimit të Ramazanit ai kryen edhe ritet fetare për të cilat thotë se ndjehet shumë i lumtur.

“Agjërimi dhe falja e namazit janë pastrim i shpirtit, të cilën duhet ta bëjnë të gjithë myslimanët”, shprehet në fund ai.

loading...