Gold AG rrëfen pse i bëri “diss” Noizyt dhe detaje tjera të përplasjes…

loading...


Reperi Gold AG ka rrëfyer për “dissin” që ai ia ka bërë Noizyt sipas mediave shqiptare.
Gold AG në këngën “Pa Hile” me tekst pa fyerje por me shumë thumba, besohet ta ketë atakuar dikur mikun e tij të ngushtë Noizyn.
Gold AG në emisionin Wazzup në Klan Kosova ka folur për gjithë çështjen, shkruan Telegrafi.
Ai tha se puna me Noizyn ishte keqinterpretuar nga mediat, sepse ai nuk ka qenë diss, sepse nuk kishte të shame.
“I jam drejtuar si vëlla. Ka qenë këngë e tekst këshillues. Gjërat i kam thënë troç, ashtu si i them gjithnjë”, u shpreh Gold AG.
Ai shtoi se projekti dedikuar Noizyt erdhi pasi ky i fundit ka thumbuar në një prej këngëve të tij Gold AG.
Sipas Gold AG, fraza e Noizyt “repera që bëni këngë me popullore” është dedikuar atij, pasi vetëm ai bën këngë me këngëtarë popullorë.
Ndër tjerash Gold AG shtoi se ai ende do ta mbronte Noizyn nëse ai do të vinte në Prishtinë dhe do të kishte problem me dikë, ashtu siç ka bërë dikur kur ka pasur probleme me njerëz në Prishtinë.
“Do ta bëja vetëm se është nga Shqipëria. Për asgjë tjetër”, përfundoi Goldi.
Untitled

loading...

loading...