Gold Ag “pushton” mediat serbe

loading...

Passport.jpg1

loading...

Reperi i njohur shqiptar, Gold Ag, iu është kundërpërgjigjur mediave serbe, respektivisht “Novostit”.  Titulli i kësaj të përditshme është: “Rebeli nga Kosova vret serbët në videoklip”.

GoldAg në një prononcim për “Zërin” tregon se kënga dhe klipi “Pushka e Lirisë” në bashkëpunim me Hysni Klinakun ka të bëjë me një ngjarje të vërtetë lidhur me heroin, Zahir Pajaziti.

“Klipi jem është i bazuar në ngjarje të vërtetë në kohën e luftës. Pra, nuk ka të bëjë me atë se unë i kam vra serbët. Është art, dhe ka filma të shumtë që vrahen shkijet, s’dmth që i kam vra unë përnime ata. Por dihet, mediat serbe kanë qejf t’i zmadhojnë gjërat, dhe kjo për inati të pavarësie së Kosovës.

Ndryshe, e përditshmja serbe “Novosti” në ballinën e saj të sotme i ka dhënë një hapësirë reperit shqiptar Gold AG. /Zëri/

loading...