Gold AG me ilahi për Ramazan “Video”

Gold AG ka premtuar se gjatë muajit të bekuar të Ramazanit ai do të sjellë për fansat e tij një këngë “ilahi”.

f.0710190120220_m


“Një muaj nuk do të ketë këngë nga unë, përveç një ilahi, të cilën shpresoj ta realizoj gjatë këtij muaji të madhërishëm”, ka thënë ai për “/LajmeOnline/”.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, thotë se ai agjëron dhe kryen namazin me rregull pasi kjo është një “pastrim shpirti”.

“Agjërimi dhe falja e namazit janë pastrim i shpirtit, të cilën duhet ta bëjnë të gjithë myslimanët”, ka shtuar Gold AG.