Gold Ag ia kthen ‘diss-in’ Noizyt (Video)


I ka kënduar nënës, heronjve të atdheut e kombit, por Gold AG sapo është rikthyer me një krijim muzikor që duket se totalisht i është drejtuar një reperi.
Reperi ka goditur para pak minutash me një projekt të titulluar ‘Pa hile’, publikuar në kanalin zyrtar të reperit që menaxhohet nga OnAir.
Kënga me videoklip nga M Production e normalisht me tekst të Arianit, flet për një miqësi me një reper që është prishur nga tradhtia e dyfytyrësia.
Goldi në tekstin e këngës shpreh zemërimin për një lloj thike pas shpinës nga dikush që e ka konsideruar vëlla. Në pak sekonda nga publikimi, pyetja që vloi është – NJË KUNDËRPËRGJIGJE PËR NOIZYN ?!
Janë disa pjesë të tekstit që shtyjnë të mendosh se ky krijim muzikor është replikë për reperin nga Shqipëria.
“Se anglisht s’dua me këndua se amerikan fansa skena.
Se kom like ma shumë se ka peshqit krejt Durrësi
As si këndoj veturës automobilit as makinës
Dijen e harxhoj në tekste e jo në videoklipe”
Këto fjali të shkëputura nga teksti i ‘Pa hile’ ngjallin dilema për dedikim të mundshëm për Rigelsin që nxeu gjakrat me ‘Ju njoh mir’ ku mes tjerash përmend ‘repin popullor’ e që u aludua se ishte thumb ndaj preshevarit.
Prive.al pasi u informua për disa spekulime që qarkulluan në qarqe të ndryshme në lidhje me faktin se ky projekt është diss ndaj Noizyt kontaktoi Gold AG i cili nënvizoi se nuk bën ‘dissa’.
‘Veç për njerëz me dy fytyra. Kujt i përshtatet e bajt me shëndet’, u shpreh Ariani për Prive.
Dedikim apo jo, djali nga Lugina e ka ‘çarë’ me tekstin e ‘Pa hile’ duke vulosur faktin se për tekste, ai qëndron si ndër të parët në parët në mesin e kolegëve që kultivojnë këtë zhanër muzikor.
g1