Gol spektakolar nga Vuoso (Video)

loading...

loading...

Të gjithë e mbajnë mend mitikun Rivaldo, yllin e Barcelonës në mesin e viteve 1990. Sulmuesi fantastik brazilian shënonte nga çdo pozicion, distanca, goditje dënimi apo ‘gërshërë’, duke mrekulluar fansat në Camp Nou dhe jo vetëm.
Një gol alla Rivaldo ka shënuar mbrëmjen e djeshme lojtari Vicente Matias Vuoso. Sulmuesi i skuadrës Atlas ka realizuar një supergol në sfidën përballë ekipit të Club Tijuana. Goli i cilësuar si Rivaldes ka korrur mjaft sukses në rrjetet sociale duke u klikuar me qindra mijëra herë. /LajmeOnline/

loading...