Gol i jashtëzakonshëm nga 35 metra (Video)


Gola të tillë ta kënaqin syrin. Në fakt, Edson Montano, futbollist i ekipit El Nacional e ka realizuar një gol spektakolar fundjavën që shkoi në ndeshje ndaj Deportivo Cuencas, e cila përfundoi 11.
Pasi i rezistoi presionit të mbrojtësit dhe pa e parë mirë topin realizon një goditje të fuqishme në një distancë prej 35 metrash nga porta, duke mos i dhënë portierit kundërshtar shanse që të reagojë. Shikojeni dhe shijojeni këtë super gol, në një kohë kur kampionatet në Evropë po pushojnë. /LajmeOnline/