Goditje e rëndë për Nismën, jep dorëheqje një nga figurat kryesore të partisë

loading...


Pas një debati të gjerë rreth zhvillimeve të fundit në këtë subjekt dhe kundërshtimin që i ka bëre kryetari dhe kryesia e partisë NISMA, dega në Drenas, rreth vendimit të organeve qendrore për koalicion të njëanshëm me AAK-në, ky Këshill aprovoi dorëheqjen e Kryetarit të NISMA për Kosovën,dega në Drenas, Izet Ibrahimi.
Së bashku me dorëheqjen e kryetarit Ibrahimi, dorëheqje të parevokueshme dhanë edhe anëtarët e këshillit Iniciues (Kryesia e NISMA për Kosovën – Drenas), të cilët nga sot pushojnë aktivitetin e tyre në NISMA Për Kosovën, thuhet kështu në një njoftim të dërguar nga kryesia e Nisma Për Kosovën në Drenas, dhe kryetari i kësaj dege.
Në shënimin sqarues të dorëheqjes thuhet se dega në Drenas e NISMA-s nuk pajtohet me koalicionin AAK/NISMA.
“Koalicioni AAK/NISMA vjen si shembje e shpresës se qytetareve për një opozitë të bashkuar e cila do ta ndryshonte qeverisjen në vend, dhe njëkohësisht duke e konsideruar se veprimet pa debat të gjerë me degët dhe nëndegët, dhe nga vendimet e nga dy apo tre persona janë të ngutshme dhe i shërbejnë këtij pushteti, NE nuk dëshirojmë që të bëhemi pjesë e këtyre pazareve”, thuhet në këtë njoftim.
Komunikimi me media dhe qytetarë nga dega e NISMA në Drenas përfundon me njoftimin për shuarjen e kësaj dege në këtë komunë.
“Duke falënderuar të gjithë aktivistët, strukturat rinore, anëtarët e kryesisë dhe këshillit, dhe gjithë qytetaret e Drenasit në angazhimin e tyre për ndryshim dhe në besimin që i kanë dhëne kryetarit z.Izet Ibrahimit dhe strukturës se iniciativës Qytetare për Drenasin ( me vonë NISMA për Kosovën) , ne ju njoftojmë së nga sot pushon aktiviteti në këtë degë dhe shpallët e shpërberë”.
1-340

loading...

loading...