Goditet nga vetura një fëmijë 11 vjeçar

loading...

480938_473163596070768_1985238601_n

loading...
Në fshatin Bresalc të Gjilanit, tek vendi i quajtur Gllamë, një fëmijë është goditur nga një veturë. Fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe pas trajtimit në Spitalin e Gjilanit është dërguar për trajtim në QKUK, njofton PK-ja.

Enver Murtezi, shef i emergjencës në Gjilan, i kontaktuar nga rajonipress, tha se fëmija i moshës 11 vjeçare është trajtuar të mërkurën në emergjencën e Gjilanit dhe pasi i janë bërë të gjitha ekzaminimet, duke përfshirë edhe ato laboratorike dhe CT, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Sipas Murtezit dhe sipas deklaratës që kanë dhënë familjarët, fëmija është goditur derisa po kthehej me motrën e tij nga Gjilani , nga një kurs i gjuhëve të huaja.

Murtezi tha se ka komunikuar me familjarët dhe se gjendja e fëmijës është më e mirë dhe stabile.

loading...