“Godet” Myftaraj: Ju tregoj babanë e vërtetë të Erion Veliaj

loading...

loading...

Erion Veliaj, djali ilegal i Ahmedinexhadit, pas Skënderbeut poshtëron Nënë Terezën, në përvjetorin e shenjtërimit të saj

Me rastin e 4 shtatorit, një vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës (tashmë Shën Tereza) në sheshin që mban emrin e saj, Bashkia e Tiranës ka vendosur një pankartë e madhe me një citat nga Shën Tereza. Pankarta ka një problem. Emri i Shën Terezës është shkruar në thonjza, që do të thotë se ajo është shenjtore e rremë.

Që në shkollën fillore mësohet kur citohet dikush nuk vendoset në thonjza emri i autorit, por citati. A thua nuk e dinë këtë në Bashkinë e Tiranës? Sigurisht që e dinë por e kanë bërë qëllimisht, për të poshtëruar Shën Terezën.

Pas Skënderbeut u bë atentat edhe ndaj Shën Terezës.

Erion Veliaj duhet të shkruajë në thonjza emrin e vet jo atë të Shën Terezës. Se Erioni është në fakt Erion Ahmedinexhadi, djali ilegal i ish-presidentit iranian Mahmudt Ahmedinexhad, i cili ka qenë në Shqipëri në 1979 si student revolucionar iranian dhe ka kryer edhe stërvitje ushtarake duke pasur si instruktore nënën e Erioni, e cila ishte oficere e Ushtrisë. Erion Veliaj i ngjan Amedinexhadit jo të atit në letër.

Këtë gjë e ka thënë në një nga portalet e tyre online në 2006, MEK, organizata e opozitës iraniane që tani është strehuar në Shqipëri. Lajmi u zhduk pas një sulmi kibernetik sorosian. Kjo është arsyeja që Erion Veliaj, megjithëse në territorin e bashkisë që drejton janë strehuar si refugjatë disa mijëra anëtarë të MEK, nuk i ka vizituar kurrë vendqendrimet e tyre.

Tallja zyrtare me Shën Terezën është një gjë shumë e rëndë. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm ta marrë personalisht në dorë çështjen dhe të bëjë hetime për të gjetur përgjegjësin megjithëse është e qartë se cili është ai. Askush nuk do të guxonte në Bashki të bënte një tallje të tillë përveçse me urdhër të Erion Ahmedinexhadit. Nëse bëhen hetime, përgjegjësit e drejtpërdrejtë do të pohojnë se e kanë bërë me urdhër të kryetarit. Sepse ky “gabim” nuk bëhet as me emrin e Erion Veliajt, as atë të Edi Ramës. Ky “gabim” bëhet vec me emrin e Shën Terezës.

Ndonëse Shën Tereza është çështje e të gjithë shqiptarëve përveç muslimanëve praktikues shqipfolës të arabizuar, për këtë poshtërim të Shën Terezës duhet të shprehen pikësëpari Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Arkipeshkvia Metropolitane e Tiranë-Durrësit, kardinali Ernest Troshani, ai Dom Gjergj Zefi që shkruan për gjëra shumë më pak të rëndësishme si dhe intelektualët katolikë, e në rradhë të parë miku personal i Edi Ramës, Albert Nikolla, kordinatori i vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri. Pse hesht vetë Kryeministri Edi Rama?/Nga Kastriot Myftaraj

loading...