Goca e pronarit refuzon menjehere ftesen e punonjesit te babit

loading...

Goca e pronarit të firmës së këpucëve "Xhikena" Xhilda Kapllani refuzoi në mënyrë permanente dhe pa asnjë lloj shansi për të ndodhur ftesën e Erenik Pashkos i cili punon si specialist marketingu për babin e Xhildës. "Unë nuk shoqërohem me klasë punëtore se gjërat në këtë jetë janë ndarë që në lindje." – thotë Xhilda e cila nuk e di se para se ti binte bixha të atit familja e tyre bënte një jetesë krejt ordinere. "Unë jam astirokraci si mundet astirokracia të shoqërohet me krahun e punës" – është pyëtja retorike e Xhildës që na shastis me injorancën e saj të plotë. Astirokratja Xhilda Kapllani vijoi pastaj mbrëmjen duke ngrënë disa byrekë me gjizë dhe një dhallë me shumë kripë të cilën e piu si kafshë.

loading...