Gjyste Vulaj, rikthehet pas lindjes më seksi se kurrë

loading...

gjyste

loading...
Është rikthyer më seksi se kurrë për të qenë më afër adhuruesve, edhe pse para pak muajsh Gjyste Vulaj është bërë nënë për herë të dytë. Mirëpo lindja dhe përkujdesja për beben nuk ka ndikuar shumë në profesionin e saj të këngës, sepse ajo pas disa muajve është rikthyer në skenë më projekte të reja.

Gjysta tani këto ditë vazhdon të jetë mjaftë shumë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore brenda vendit kryesisht nëpër pishina dhe në bregdetin shqiptarë dhe atë të Ulqinit. “Edhe pse nuk ka kohë të gjatë që jam bërë nënë për herë të dytë, unë kam dashur që mos të pauzoj shumë kohë nga kënga, sepse janë vetë ata adhuruesit e mi të cilët kërkojnë që unë të jem aktive dhe e pranishme në skenë.

Prandaj për të plotësuar kërkesën dhe dëshirën e fansave të mi, unë kam filluar aktivitetet muzikore menjëherë pas disa muajve të lindjes. Tani këto ditë jam mjaftë shumë e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore kryesisht nëpër pishina dhe vendet bregdetare. Vlen të ceket se performanca ime të enjten mbrëma në ‘Pista Kosova’ në Durrës më ka bërë të ndjehem mjaftë mirë, sepse kemi krijuar një atmosferë të madhe me artdashësit e mi të pranishëm në këtë mbrëmje”, ka thënë ajo për “/LajmeOnline/”.

Përveç argëtimit në këto mbrëmje, Gjysta po paguhet mjaftë mirë në këto performance. Ajo na bënë të ditur se është e kënaqur me këto përfitime, por pohon se edhe shpenzimet i ka mjaftë të shumta. “Nuk e mohoj faktin se fitoj mirë në këto mbrëmje muzikore, mirëpo unë shpenzoj shumë. Në fakt shpenzoj për dukjen, për veshjen, për këngët dhe kështu që në fund po ta llogaritësh del se ato mjete që i fitoj i shpenzoj vetëm për karrierën time”, ka thënë në fund ajo.

Ndërkaq sa i përket linjave trupore, Gjystja duket më në formë se kurrë duke larguar kilogramët e tepërt që i ka pasur gjatë muajve të shtatzënisë.

loading...