Gjyste Vulaj: “Me burrin shpesh bëjmë foto intime gjatë…”(Foto)

Këtë korrik bën 40 vjeçe, por ende e konsideron veten në kulmin e rinisë përderisa ka pamje të kuruar dhe një trup super të tonifikuar.

Këngëtarja nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj është nënë e një vajzë të rritur, Risanës, dhe djalit më të vogël Besart nga martesa 24 vjeçare me menaxherin e saj, Sokol Vulaj.

Edhe pse ndonjëherë në media kanë qarkulluar lajme për divorc mes tyre, ata sërish shfaqen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Së fundi, Gjyste ka postuar një foto shumë provokuese me bashkëshortin, të cilën e ka ndarë me miqtë duke sqaruar se, bëjnë shpesh foto të tilla intime si çift, pasi e dinë që një ditë do të plaken e s’do të jenë kaq të rinj për të shijuar njëri-tjetrin.

Pasioni në dhomën e gjumit duket se nuk mungon mes tyre, edhe pse kur Gjyste lidhi kurorë me Sokolin ishte vetëm një vajzë 17 vjeçare.

Nisur nga fakti që atëherë kishin qenë shumë të rinj, dhe nuk e shijuan sa duhet natën e tyre të martesës, në vitin 2013 vendosën të rimartohen, pasi ishin bërë prindër të dy fëmijëve. Ata organizuan një ceremoni madhështore në Ulqin, ku u veshën sërish nuse e dhëndër.

Bashkë me fotot që e prezantojnë këngëtaren në një portret familjar si grua e nënë, po ju sjellim dhe fotot e saj nga jeta e natës gjatë koncerteve ku merr pjesë. Bie në sy loja që ajo bën me aparatin duke ekspozuar në mënyrë provokuese të gjitha asetet e saj fizike.

42881