Gjykimi i Sokolit me shokë “dridhë” Shkupin (FOTO)

 

Në ora 11.00 nga fillimi fillon  gjykimi i Grupit të Kumanovës ku bankën e të akuzuarve do të ulen 29 të akuzuar për “terrorizëm” dhe pjesëmarrje në 28 orë luftë në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Gjykata ka bashkuar dy rastet atë të grupit të Kumanovës me rastin “ Rrufeja” në të cilin personat e akuzuar ngarkohen si ndihmues të grUpit të Kumanovës.

Për tëq përmendur ështe edhe fakti se që nga mëngjesi në Shkup vërehet shtimi i pranisë të forcave policore bashkë me helikopterët të cilët gjithë kohës sillen rreth gjykatës.

Nga Gjykata thonë se në procesin do të sillen të gjithë të akuzuarit të vendosur në disa burgje të vendit.
Ndryshe proçesi gjyqësor ndaj grupit kosovarë ka të bëj me përleshjen që pati me policinë maqedonase me 9 maj të vitit 2015-të.

Bilanci i këtij incdenti ishte 8 polic të vrarë dhe 10 kosovarë humbën jetën nga grupi i armatosur. Më shumë se gjashtë muaj 29 personat të cilët iu dorëzuan policisë dhe qëndrojnë në paraburgim, sot për herë të parë dalim në gjykatë për të dëshmuar rastin.

11