Gjykata Kushtetuese s’mund të ja bëjë numrat PDK-së

Krasniqi e vlerëson të pa efekt tentimin e PDK-së për ta rrëzuar seancën konstituive të 17 korrikut, pasi sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk mundet që të ja bëjë numrat në Kuvend asnjë partie politike.

“Në seancën konstituive është parë se kush i ka numrat dhe kush si ka numrat dhe jam i bindur që Gjykata Kushtetuese si institucioni suprem që interpreton Kushtetutën nuk mundet të ja bëjë numrat asnjë subjekti politik në Kuvendin e Kosovës. Kështu që, unë pres që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë profesional dhe mbi bazën e përgjegjësive dhe kompetencave që ka”, ka thënë Krasniqi për RTV21.

Numri dy i Nisma për Kosovën, thotë se, veprimi i deputetëve të subjekteve që u kthyen në Kuvend dhe zgjodhën Mustafën për kryetar ishte i drejtë, pasi sipas tij, kryesuesja Flora Brovina nuk është dashur ta mbyll seancën në atë formë.

“Seanca nuk është dashtë të ndërpritet ashtu dhe edhe veprimi i kthimit të deputetëve shumicë mendoj që ka qenë krejt në rregull. Ata nuk kanë dashtë të konfrontohen edhe pse drejtuesja edhe një herë po them, e seancës e ka pasur mocionin me 40 nënshkrime dhe nuk ka dashur ta qet në rend të ditës dhe deutetët pasi e dhanë betimin e tyre nëse ata përbëjnë shumicën e deputetëve në sallë ata kanë të drejtë për të marrë vendime”.