“Gjuanin” vajza dhe më pas i vidhnin/ Kush janë tre plaçkitësit e plazheve të jugut?

loading...

loading...

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh në disa nga plazhet në jug të vendit. Mësohet se në pranga kanë rënë Kreshnik Yzeiri 33 vjeç, Adriatik Hitaj 41 vjeç, Albi Biçaku 21 vjeç.

Tre personat kanë vjedhur disa telefona celularë nëpërmjet mashtrimit, por gjithashtu nuk kanë kursyer as banesat.

Konkretisht Albi Biçaku së bashku me shtetasin A.O., 13 vjeç, banues në Librazhd, tek një hotel në Dhërmi kanë vjedhur një shumë prej 100 euro dhe 75 000 lekë të reja.

Gjithashtu më datë 15.07.2017, në një banesë në Himarë kanë marrë disa bizhuteri me vlerë monetare 400 euro dhe në një tjetër banesë kanë vjedhur një shumë prej 30 000 lekë të reja; Adriatik Hitaj, ka grabitur 1 saldatriçe dhe 2 trapanë, 1 pres alumini, 400 kg alumin në formë shufrash), në një magazine; dhe Kreshnik Yzeiri, akuzohet për disa vjedhje të cilat i kryente në ambient të hapur, në rrugë, kryesisht kundrejt personave të mitur dhe nëpërmjet mashtrimit dhe kanosjes me fjalë u merrte telefonat celularë.

Këto persona janë kthyer në një shqëtësim për shumë nga turistët, po pas një operacioni të koduar “Sezoni”, Policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e tyre./CityNews

loading...