GJOKSI I VARUR I FEMRAVE, JA SI MUND T’A SHMANGIN


Çdo grua do të dëshironte një trup të bukur dhe të tonifikuar, por kjo gjë nuk mund të arrihet nëse nuk i kushtoni vëmendje dietës ushqimore apo stërvitjes së përditshme. Muskujt e gjoksit ashtu si muskujt e vitheve apo pjesëve të tjera të trupit duan ushtrime specifike për t’u formuar e për t’u tonifikuar.

1 – ushtrimet specifike për muskujt e gjoksit janë pompat dhe “ushtrimi aeroplan”. Qëndroni ulur në një stol dhe merrni dy pesha 5 – kilëshe në secilën dorë. Ngrini krahët në drejtim me gjoksin dhe në lartësi me gjoksin e më pas ulini ato përsëri në pozicionin fillestar. Bëni 3 grupe të këtij ushtrimi me nga 10 përsëritje, çdo ditë.

2 – pas ushtrimeve për gjoksin, në darkë bëni masazh me vaj ulliri ekstra të virgjër gjoksit. Masazhin bëjeni për disa minuta me lëvizje rrethore. Pjesën e tepërt të vajit fshijeni me një peshqir të butë, nuk është nevoja të shpëlaheni pasi vaji i ullirit është shumë i mirë për elasticitetin e lëkurës.
Untitled