Gjok si i Jonildës shkakton debat të forte ndërmjet saj dhe Joanës

loading...

cbc6dfe9-cb52-4404-b70b-5f9e00df7856---0-[1]

loading...
NJË ZËNKË MES JOANËS DHE JONILDËS DEGJENERON NË OFENDIME.

Xhimi është duke bërë shaka me batuta e lëvizje të çuditshme me banorët në dhomën e gjumit, ndërkohë që atje shkon Joana e ai vrapon për ta ndjekur atë. Ndërsa vrapon, Joana e godet pa dashje në gjoks Jonildën e kështu fillon një zënkë mes tyre. “Ia hodha dëm 400 mije euro, apo të ka shkuar më shumë?”, i thotë Joana me ironi, ndërkohë që Joanilda ia kthen e nervozuar, duke i thënë që të largohet e të shikojë mirë teksa ecën. Vajzat fillojnë të ofendohen me njëjta-tjetrën, ndërsa Jonilda i kërkon të largohet nga dhoma.

Elena qëndron në dhomën e gjumit, ndërkohë që pas pak atje shkon edhe Vigani e të dy fillojnë të flasin për emocionet në Big Brother si edhe për kënaqësinë gjatë spektaklit të së shtunës. Më pas flasin për nominimet dhe për ankthin që mund të sjellin nominimet tek ta.

Pas zënkës me Jonildën, Joana shkon në kopsht, ku është duke ndenjur i vetëm Marselini e pasi i tregon atij për debatin me Jonildën, e komenton me ironi Jonildën dhe paraqitjen e saj e jashtme të saj. Të dy bëjnë plane se si do ta kalojnë ditën e nesërme.

loading...