Gjithmonë duhet të flini me çorape, arsyeja është shumë interesante

Shumë njerëz heqin çorapet para se të bien në gjumë, por sipas studimeve më të reja, çorapet duhet të lihen mbathur për shkak se enët e gjakut sinjalizojnë trurin se është koha për të fjetur.
Përveç përmirësimit të gjumit, ky truk do të jetë i mrekullueshëm edhe në përmirësimin e jetës tuaj seksuale, transmeton lajmi.net

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Groningen, 80% e çifteve që kanë pasur marrëdhënie seksuale me çorape kishin përjetuar orgazmë, e cila ishte provuar me skanim të trurit.

Një eksperiment tregoi se ata që nuk veshin çorape gjatë seksit në mënyrë të konsiderueshme e kanë më të vogël mundësinë e orgazmës, e cila tregon qartë lidhjen ndërmjet çorapeve dhe jetës seksuale.

Nëse ju mbani mbathur çorapet gjatë natës, megjithatë, duhet të siguroheni që janë të pastërta, nuk duhet të mbani gjatë natës çorapet që i keni mbajtur gjatë gjithë ditës sepse shton rrezikun e rritjes së madhe të baktereve dhe mikrobeve në këmbë