Gjimnazistët e Lezhës i bashkohen sfidës që po çmend botën, e gjitha e filmuar në klasë (VIDEO)

loading...

screenshot-3_1479812977-7444752

loading...
“Mannequin Challenge” ose e thënë në shqip “sfida e manekinëve”, është trendi më i ri që është bërë viral në rrjetet sociale, ku njerëzit rrinë të ngrirë ndërkohë që dikush tjetër i filmon ata, zakonisht me muzikë në sfond. Hashtagu “MannequinChallenge” është përdorur për platformat e njohura të rrjeteve sociale si “Twitter” dhe “Instagram”. Besohet se ky fenomen i ri është nisur nga studentët e Edward H White në Jacksonville por tashmë ka “infektuar” edhe të famshmit. Por, në Shqipëri nuk është përhapur akoma dhe disa gjimnazistë nga Lezha kanë tentuar të bëjnë një video të tillë, e cila ka dalë e lezetshme. Në ambientet e klasës të një gjimnazi privat në Lezhë, ata kanë kapur momente pikante gjatë bisedës me njëri-tjetrin, pra veprime normale të fokusuara të ngrira. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme

loading...