Gjiganti anglez gati parat për Shaqirin

loading...

loading...
Xherdan Shaqiri pas paraqitjeve fantastike në fazën parasezonale me ekipin e Bayern Munich duket se ka arrit të tërheq vëmendjen e skuadrave angleze dhe hiq më pak se gjigantit Manchester United.

Sipas uen-faqes angleze ‘caughtoffside’ trajneri i Unitedit, David Moyes pasi nuk arriti të siguroj shërbimet e mesfushorit spanjoll, Thiago Alcantaras tani kërkon të sjell në ekip mesfushorin shqiptar, Shaqirin.

Sipas këtij portali të mirënjohur ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm të ndajnë për reprezentuesin zviceran rreth 20 milionë euro.

Ky transferim mund të realizohet tani pas kalimit të Alcantaras në Munich, pasi që sipas kësaj ueb-faqeje, Shaqa gjithnjë e më pak ka mundësi të luaj në ekipin e parë të bavarezëve në sezonin e ri të Bundesligas, ndërsa pas ardhjes së Moyesit në krye të shtabit teknik të United më tepër po u jepet mundësi lojtarëve të rinj si Shaqa.

Kujtojmë se në rast se 21-vjeçari kalon në ekipin nga ‘Old Trafford’ do ta gjen lojtarin tjetër shqiptar, Adnan Januzajn i cili pritet të siguroj një vend në ekipin e parë të Unitedit pas paraqitjeve mbresëlënëse në ndeshjet përgatitore.

loading...