Gjeti një iPhone të humbur në rrugë, por kur ajo donte ta kthente zbuloi diçka të tmerrshme për të

A keni menduar ndonjëherë se deri në çfarë mase mund te shkojë informacioni juaj online ose a e keni kërkuar në google emrin tuaj të plotë? Shuma e të dhënave është e alarmante edhe pse kjo mund të tingëllojë si naive, interneti dhe rrjetet sociale dinë shumë për ne.

Kjo ishte ajo që zbuloi një grua kur gjeti një iPhone në rrugë. Kur ajo hapi telefonin duke u përpjekur që të konstatojë identitetin e pronarit të smartfonit ajo gjeti jo vetëm emrat e prindërve të tij dhe të miqve, vendin ku parkon rregullisht, llojin e gjakut, numrat e kartave të kreditit dhe shumë të dhëna tjera personale që e frikësuan dei në palcë.

vajza që gjeti iPhone-in krijoi një listë veprimesh që i rekomandon në mënyrë që identiteti ynë të mos jetë plotësisht i depërtueshëm në rrjetet sociale:

Mos ruani të dhënat konfidenciale të bankës as mos i ekspozoni ato në foto.

Bëji “disable” rrjetet sociale kur largoheni në një vend të panjohur.

Instaloni aplikacione të veçanta që kërkojnë fjalëkalimin për të parë fotot dhe videot tuaja.

Gjithmonë përdorni një kod për të kyçur telefonin kur nuk jeni duke punuar me të sepse nëse u humb ia lehtësoni “punën” atij/asaj që e gjen.

Këto janë disa rekomandime të thjeshta që duket se akne një sens të përbashkët, por disa thjesht nuk i ndjekin ato për neglizhencë.