Gjetën një meteorit 18 kg në Antarktidë

loading...

met

loading...
Një ekip shkencëtarësh nga e gjithë bota ka zbuluar një meteorit 18 kg në Antarktidë.
Meteoriti u gjet 145 km larg stacioni kërkimor “Princesha Elizabet” dhe në lartësinë e 2.900 metrave në Antarktidën lindore.
Shkencëtarët qëndruan aty për 40 ditë rresht, me qëllim që të zbuloni meteoritë. Padyshim gjatë kësaj periudhe kohe ata mundën të zbulojnë plotë 425 objekte “vizitore” (meteoritë), me peshë totale 75 kg.

Por, meteoriti që peshonte 18 kg ishte më i madhi që ishte zbuluar ndonjëherë në këtë rajon.
“Ishte një surprizë gjetja e meteoritit. Zakonisht, nuk gjejmë meteoritë kaq të mëdhenj në Antarktidë”, deklaroi Vinsiane Ntempeig, një gjeolog nga Universiteti i Brukselit. Meteoriti ishte me përmasa më të mëdha dhe më masiv, se llojet e zakonshme të meteoritëve që “qarkullojnë” në sistemin tonë diellor.
Mbështjellja e jashtme e tij, është gërryer dhe ekspertët mund të shohin konsistencën e vet të brendshëm. Ai u dërgua për studime të mëtejshme në një laborator në Japoni për të parë nëse ka depërtuar uji. Shkencëtarët shpesh herë vizitojnë Antarktidën në kërkimin meteoritëve.
Shkencëtarët shpresojnë shumë në këtë meteorit, pasi prej tij pritet të “vilen” informacione të
shumta rreth sistemit tonë diellore dhe mënyrë së funksionimit të tij si dhe të mundësisë së ekzistencës së jetës./

loading...