Gjesti prekës i kolegëve për gazetaren e shquar që u hodh dje nga ballkoni i ka përlotur të gjithë

Arlinda Canaj është gazetarja e cila tronditi mediat me lajmin e vdekjes së saj. Ajo u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe sipas mjekëve kishte 6 vite që vuante nga depresioni.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur vajza e saj në profilin zyrtar të gazetares.

46-vjeçarja nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra dhe kështu me lajmin e vdekjes së saj trishtoi shumë kolegë.

Stafi i redaksisë së Konica.al kanë vendosur mbi kompjuterin ku ajo punonte një tufë me lule në shenjë kujtese.

Gjesti i kolegëve të saj i ka prekur të gjithë.